Përfaqësuesi i kompanisë izraelite ‘IAI Elta’, Roi Shaposhnik gjatë fjalës së tij nga ceremonia e hapjes së Akademisë Kibernetikë në Universitetin ‘Luarasi’, deklaroi se me ketë nismë të madhe iu jepet mundësi studentëve që të jenë kreativë.

Shaposhnik pohoi se ky bashkëpunim është shumë i rëndësishëm.

“Kibernetika është një motor rritjeje për ekonomitë dhe është një burim përmirësimi dhe krijimtarie për të menduarit e avancuar në të gjithë botën. Sot, nëpërmjet një bashkëpunimi të shkëlqyer dhe historik, midis të dy vendeve, ne jemi duke iniciuar kursin e parë multidisiplinar midis Universitetit dhe Elta IAI Cyber, ku është një privilegj i madh për mua të jem prezent në një moment të tillë, dhe do të doja falënderoja çdokënd të përfshirë në proces, të gjithë stafin, stafin e Fakultetit të Shkencave Kompjuterike dhe natyrisht një falënderim personal për ty Anni. Shumë falënderime për Ambasadorin Shqiptar në Izrael, Z. Bardil Tzanai, për punën e tij të jashtëzakonshme për ndërlidhjen midis të gjitha palëve përkatëse. Dhe më e rëndësishmja, faleminderit studentë, ju do të mësoni, dëgjoni, brendësoheni dhe jam i sigurt që do të zbuloni se ajo që mësoni këtu do t’ju japë mjetet e ardhshme për punë, arritje dhe prosperitet, si në nivelin personal ashtu edhe në atë kombëtar.”, th ai.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb