Nga: ORNELA MANJANI*TIRANE-Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave mbyll procesin për kompensimin financiar të pronarëve vendimet e të cilëve kanë njohur të drejtën e kompensimit për zërin kadastral “truall”. Në mbështetje të VKM-së nr.889, datë 17.12.2014, “Për përcaktimin e rregullave dhe të kritereve për shpërndarjen e fondit të kompensimit të pronarëve, në të holla, për vitin 2014”, Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave njoftoi fillimin e procesit të pranimit dhe të regjistrimit të kërkesave për kompensimin financiar, nga fondi në të holla për vitin 2014, për subjektet e shpronësuara, prona e të cilave është njohur për kompensim. Sipas AKKP-së, procesi i pranimit të kërkesave të përfituesve nga ky fond filloi më datë 05.01.2015 dhe përfundoi më datë 05.02.2015. Subjektet e interesuara u paraqitën pranë Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave për depozitimin e dokumentacionit të kërkuar, bazuar në rregullat dhe kriteret, për shpërndarjen e fondit të kompensimit për vitin 2014.
FONDI
Fondi i miratuar me ligjin nr.185/2013, “Për buxhetin e vitit 2014” për këtë proces kompensimi ishte 300.000.000 lekë. Shuma totale e cila do të shpërndahet në procesin që sapo u mbyll është 305.315.237,18 lekë, e cila mbulohet nga fondi i miratuar me ligj nga buxheti i shtetit dhe nga të ardhurat e AKKP-së të vitit 2014.
KUSH PËRFITON
Për procesin e kompensimit në të holla nga fondi i vitit 2014, numri i kërkesave të cilat u regjistruan pranë AKKP-së arriti 1.724 aplikues. Në përfundim të afatit tremujor për shqyrtimin e kërkesave, AKKP-ja shpall si përfitues nga ky proces 95 subjekte të shpronësuara. Vendimi i fundit përfitues është vendimi nr.1081, datë 30.12.1994.
KUSH PËRJASHTOHET
Kërkesa të cilat rezultojnë jopërfituese nga ky fond janë gjithsej 199, të cilat nuk kanë mundur të përfitojnë për shkak të pamjaftueshmërisë së fondeve. Listat përkatëse janë bërë publike në faqen zyrtare të AKKP-së. Procesi i kompensimit financiar për këtë vit, krahasimisht me procesin e kompensimit financiar për vitin 2013, shënoi rritjen e numrit të përfitueseve me 45 përfitues më shumë sesa viti 2013 dhe 62 përfitues më shumë sesa viti 2012.
KOMPENSIMI
Ndërkohë Komisoni i Ekonomisë miraton ndryshimet ligjore për kthimin dhe kompensimin e pronave. Afati për shqyrtimin e rreth 8500 dosjeve që janë në Agjencinë e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave do të Ligji i ri për turizmin, standardizim hoteleve Ministri Ahmetaj: Për dy muaj i hiqet ekskluziviteti Rinasit Brenda dy muajve do të hiqet eksk luziviteti për aeroportin e Rinasit. Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, u shpreh se brenda 2 muajve do të hiqet ekskluziviteti i fluturimeve nga aeroporti i Rinasit në Shqipëri. “Kjo i jep mundësi hapjes së aeroporteve në jug”, – tha Ahmetaj, duke shtuar se, me hapjen e aeroporteve të reja, do të rritet dhe numri i kompanive ajrore që operojnë në Shqipëri dhe në këtë mënyrë do të ulet edhe çmimi i biletave të udhëtimit për qytetarët shqiptarë që lëvizin në vendet e BE-së dhe SHBA-ve. Ahmetaj ishte dje në Komisionin për Veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, i cili miratoi në parim projektligjin “Për turizmin”. Ahmetaj ishte i shoqëruar nga specialistë dhe drejtorë të kësaj ministrie. Duke prezantuar draftin në komision, Ministri Ahmetaj tha se qëllimi i këtij ligji është të promovojë Shqipërinë si destinacion turistik tërheqës për vizitorë vendas e të huaj, duke mbështetur zhvillimin e një turizmi të qëndrueshëm, duke siguruar që ofruesit e shërbimeve turistike të përmbushin kërkesat e turistëve, në një mjedis të shëndetshëm dhe të sigurt, dhe duke respektuar nevojat e komuniteteve pritëse të sotme dhe të brezave të ardhshëm. “Ligji nuk do të bëjë çudira, por është fillim i mirë për turizmin. Do të japë më shumë mundësi për sipërmarrje për shfrytëzimin e territoreve të plazheve. Ne synojmë uljen e informalitetit dhe rritjen e cilësisë së shërbimeve. Ky ligj vendos baza për standardizimin e hoteleve në bazë të yjeve, duke rritur cilësinë e shërbimeve”, – tha ndër të tjera Ahmetaj. përfundojë në fund të tetorit të këtij viti. Komisioni miratoi dje shtyrjen e afatit sipas realcionit të ligjit është diktuar nga shtimi i kërkesave nga ish-pronarët në vitet 2013 dhe 2014. Sipas relalcionit që shoqëron projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr.9235, datë 29.7.2004, “Për kthimin dhe kompensimin e pronës”, të ndryshuar”, propozohet që në funksion të mbrojtjes dhe garantimit të së drejtës kushtetuese të pronësisë, për të siguruar rivendosjen e saj, në rastet e heqjes në mënyrë të padrejtë, në përputhje me parimin e sigurisë juridike dhe shtetit të së drejtës si dhe të ushtrimit të së drejtës së shpronësimit të pronës përkundrejt një shpërblimi të drejtë. Me miratimin e këtij projektligji synohet t’u jepet mundësia ish-pronarëve të pasurive të paluajtshme, për të vazhduar dhe ushtruar të drejtat e mohuara të pronësisë, duke zgjatur afatet për paraqitjen dhe trajtimin e kërkesave të tyre për njohje, kthim dhe kompensim pasurie.

(a.n/GSH/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: