LSDM ndërkohë akuzon kreun e VMRO-DPMNE-së, se ende menaxhohet nga Nikolla Gruevski. Sa herë që ndodhin procese të rëndësishme për të ardhmen e shtetit, Miçkoski vihet në anën e kundërt të historisë dhe interesit të qytetarëve, akuzojnë nga LSDM.

“Hristian Mickoski sërish shkoi në Budapest, mesa duket për të marrë udhëzime të reja nga Nikolla Gruevski. Kësaj radhe për farsën e re, për kërkesën për Referendum që është vetëm për përdorim të brendshëm në VMRO-DPMNE dhe që nuk ka mbështetje as nga partitë në opozitë. Miçkoski dhe Apasiev janë të izoluar në veprimet e tyre kundër rrugës europiane të vendit.”, tha Bogdanka Kuzleska, zëdhënëse e LSDM-së.

LSDM i përkujton opozitës se edhe e diplomatë të lartë perëndimorë nga BE, kanë kritika serioze për sjelljen destruktive të tyre./ INA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb