Deputeti i Partisë së Lirisë, Edmond Haxhinasto ka treguar detaje nga kërkesa e Partisë së Lirisë, e cila mori nismë për ngritjen e një Komisioni Hetimor mbi gjendjen e infrastrukturës rrugore dhe rolin e institucioneve përgjegjëse në realizimin e investimeve publike.
Ai tha se Partia e Lirisë do të kërkojë më tepër informacione mbi projektet infrastrukturore që kanë pësuar dëmtime, sicc ishte rruga Librazhd-Prrenjas.
“Mendojmë se këto nuk janë çështje të natës, apo shirave, por të mosrespektimit të standardeve. Është çështje serioze e mosrespektimi të procedurave. Nuk ka konkurrencë të mirëfilltë. Shohim gjithashtu se hapja e rrugëve tregojnë shtresëzimet nuk kanë qenë të lidhura me agregatet e duhur. Në mënyrë institucionale ne duam që të marrin informacionin e plotë të shohim se si ka funksionuar sistemi.
Deri më tani Komisionet Hetimore nuk janë pranuar. Është paragjykim dhe arrogancë e shpallur tashmë, që opozita nuk mund të hetojë dhe të marrë iniciativa ligjvënëse. I referohen parimit Lelinist; asnjë fitore për kundërshtarët. Por në fakt nuk është fitore e opozitës, por ajo po përpiqet që pasuria e shqiptarëve të ruhet dhe t’u shërbejë atyre. U bllokua një aks, kombëtar dhe ndërkombëtar. E dimë shumë mirë se çfarë ndodhi ato ditë. Me probleme me shkollat apo të sëmurët. Korridori VIII duhet të ishte marrë më seriozisht. Ky aks ka dhe hekurudhën.”, tha ai.
