Ish-drejtuesi i Policisë, Krenar Ahmeti, ishte mbrëmjen e sotme i ftuar në emisionin “Oponencë”, ku foli për skandalin e AKSHI-t, i cili ka përfunduar me masën e arrestit shtëpiak për drejtoreshën e institucionit, Mirlinda Karçanaj.
Ahmeti u shpreh se AKSHI ka vënë në rrezik jetën e qytetarëve, duke dështuar në mbrojtjen e të dhënave dhe duke lënë të hapura portat e sigurisë së informacionit.
Sipas tij, kjo situatë i ka hapur rrugën krimit për të përvetësuar dhe shfrytëzuar këto informacione sensitive, të cilat përfshijnë edhe të dhëna që lidhen me tenderë publikë.
“AKSHI e bënë shosh se komuniteti do e kuptojë shumë mirë se është koha e përpunimi të datave. E kanë bërë shosh, njerëz të papërgjegjshëm shkelin ligjin me dy këmbë dhe informacionet konfidenciale, kanë shkelur ligjin e përdorimit të këtyre informacioneve.
Nuk ruhet informacioni, lihet porta hapur, futet hakeri. Informacioni është fuqia e pestë. Edhe AKSHI është një pushtet. Përmendin Europol, nuk është gjë tjetër veçse një magazinë e madhe me servera ku punohet pa ndërprerje të gjithë të dhënat, i jep fuqi ligjore eurojust.
Dhe AKSHI nuk është tjetër një Diellë që është bërë më përpara. Kush e ka informacioni? Duhet të mbajnë përgjegjësi ato njerëz, informacioni sado i thjeshtë. AKSHI nuk gjë tjetër veçse një institucion ku replikimi i këtyre të dhënave duhet të ishte i sigurt. Është rrezikuar jeta e përditshme e individit. Krimi ecën me shpejtësi të frikshme. Dinë ku lëvizin tenderat, ku janë targat. Një inxhinier që e di shumë mirë të futet në sintaksë, AKSHI duhet të mbronte këto të dhëna. Lanë portat hapur’, u shpreh ai.
