Analisti Ergys Mërtiri në një intervistës në “News24”, komentoi qëndrimet e kryeministrit Edi Rama për gjyqësorin pas përplasjeve të fundit për pagat.

Ai theksoi se Rama nuk pranon dot që të ketë një pushtet të pavarur, ndërsa theksoi se kryeministri kërkon ti heqë referencës.

Sa i përket çështjes Balluku, Mërtiri tha se Gjykata Kushtetuese po luan rol shumë negativ. Gjithashtu theksoi se Kushtetuesja duhet të ndërhyjë që të mos e lejojë Ramën që të ushtrojë presion.

“Mënyra se si Rama e shtron është populiste dhe manipulative. Nuk është problem se Rama po humbet disa milionë euro, apo se gjyqësori nuk po bën drejtësi për qytetarët. Por ai ka hallin që të nënshtrojë gjyqësorin.  Rama po bën lojëra me drejtësinë. Në fakt Rama nuk ka punë se sa duhet ta ketë rrogën gjykatësi… Po të jetë për buxhetin e shtetin ka aq shpenzime luksoze që shkojnë në xhepat e gabuar, vetëm rrogat e AKSHI-t janë marramendëse, na kanë zhvatur. Institucioni më i paguar në këtë vend ka vjedhur. I kemi rritur rrogat AKSHI që abuzon në shifra skandaloze. Po Rama merret me pagat e një pushteti të pavarur që pagat e tyre rregullohen me ligj. Por Rama kërkon t’i heqë referencën, dhe ai kërkon që t’i ulë rrogat për t’i bërë presion. Gjykata Kushtetuese ka në dorë të bëjë detyrën e saj për të penguar kryeministrin për të ndërhyrë në një pushtet tjetër që është gjyqësori. Duke penguar gjyqësorin që të marrë masën, është kryeministri që po e pengon. Dhe Gjykata Kushtetuese duhet të ndërhyjë që të mos e lejojë. Por në mungesë të thellë ngritje në nivelin e detyrës që ka, por ndihmon Ramën për të fituar kohë. Rama e zvarrit parlamentin dhe Gjykata Kushtetuese zvarrit vendimin e vet, afati që ka për detyrë parlamenti është 3 muaj. Parlamenti duhet t’i heqë imunitetin. Nuk është hera e parë që këta nuk zbatojnë vendime gjykate. Pushteti gjyqësor dhe prokuroria janë aty për të hetuar dhe mbajtur në vëmendje qeverinë dhe kur ajo gabon e ndëshkon.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb