Një aksident i 4-fishtë ka ndodhur në aksin Shkozet- Kavajë. Në aksident janë përfshirë 4 automjete, ku udhëtonin 10 persona në total, 3 drejtuesit e mjeteve dhe 7 pasagjerë, mes të cilëve edhe fëmijë, raporton gazetarja Klodiana Haxhiaj për BalkanWeb.

Si pasojë e përplasjes ka mbetur e lënduar një prej pasagjereve, e cila është transportuar në spital. Mësohet se ajo është jashtë rrezikut për jetën.

Përplasja ka shkaktuar ankth dhe panik te pasagjerët, veçanërisht te fëmijët.

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 20:10, në lagjen nr. 13 Durrës, në aksin rrugor Plepa-Kavajë, janë përplasur 4 automjete me drejtues shtetasit A. D., G. L., E. M., dhe E. H.

Si pasojë e përplasjes kanë shkuar për kontroll mjekësor në spitalin rajonal në Durrës, 6 shtetas pa probleme për jetën, ndërsa shtetasja Xh. H., 61 vjeçe është transportuar në Spitalin e Traumës në Tiranë, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të përplasjes së automjeteve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb