Të paktën 13 fëmijë kanë humbur jetën në një aksident me autobus shkollor në provincën Gauteng të Afrikës së Jugut.
Mediat ndërkombëtare raportojnë se një kamion u përplas me një minibus shkolle, me raportet fillestare që tregojnë se të paktën 11 nxënës u vranë në vend, ndërsa dy të tjerë ndërruan jetë më vonë nga plagët e marra në spital.
Automjeti privat po transportonte nxënës në shkolla të ndryshme fillore dhe të mesme në jugperëndim të Johanesburgut kur ndodhi aksidenti rreth orës 7:00 të mëngjesit.
Dëshmitarët okularë raportuan se minibusi, në të cilin udhëtonin fëmijët, u përpoq të parakalonin automjetet e ndalura përpara se të përplasej ballë për ballë me kamionin.
