LEZHË
Një aksident rrugor ka ndodhur sot në hyrje të qytetit të Lezhës. Gazetari i “BalkanWeb”, Elidon Ndreka raporton se një automjet tip Mercedez benz është përplasur nga një betoniere dhe për pasojë ka mbetur i plagosur një person.
Përplasja ka qenë e fuqishme duke spostuar mjetin tip benz, i cili më pas është përplasur edhe me një furgon mallrash. Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendin e aksidentit dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve.