Një aksident është shënuar pasditen e sotme në shëtitoren e Kukësit, ku një 60-vjeçar duke i dhënë makinës në gjendje të dehur ka përplasur 4 automjete të parkuara.

Si rrjedhojë nga kjo ngjarje ka pasur vetëm dëme materiale, ndërsa  grupi hetimor ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Kukës/Informacion paraprak

Rreth orës 18:30, në shëtitoren e qytetit Kukës, shtetasi F.C., 60 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Ford”, në gjendje të dehur, ka përplasur 4 automjete të parkuar. Për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb