Aksident në Lushnjë! Një automjet tip ‘Ford’ me targa AB 324 CI i drejtuar nga një 40 -vjeçare duke udhëtuar në daljen jugore të Lushnjës ka goditur një tufë me bagëti.

Si pasojë e goditjes disa bagëti të imëta kanë ngordhur ndërsa mjeti ka pësuar dëme materiale. Drejtuesja e mjetit nuk është lënduar, po ashtu edhe bariu, i cili nuk ka qenë në rrugë në momentin e përplasjes.

Policia e qarkullimit rrugor ka mbërritur në vendngjarje dhe ka dokumentuar rastin ndërsa ka rregulluar trafikun e krijuar nga kjo situatë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: