Para pak minutash është regjistruar një aksident në Pogradec, më konkretisht në aksin nacional Pogradec-Lin.

Raportohet se si rezultat i aksidentit të plagosur kanë mbetur 3 persona.

Autoritetet e policisë janë nisur drejt vendngjarjes për të bërë një vlerësim të situatës.

Sakaq, shërbimet e emergjencës janë në gatishmëri dhe po punojnë për të menaxhuar situatën.

Njoftimi i policisë:

Pogradec/Informacion paraprak

Rreth orës 17:50, në aksin rrugor “Pogradec-Qafë Thanë”, në afërsi të fshatit Udënisht, automjeti tip “Toyota” me drejtuese shtetasen E. B., është përplasur me automjetin tip “Hyndai” me drejtues shtetasin D. R.

Si pasojë e përplasjes kanë ngelur të dëmtuar drejtuesja e automjetit tip Toyota, si dhe drejtuesi i automjetit tip Hynday dhe një pasagjere në këtë automjet, të cilët ndodhen në spital për mjekim.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakun e aksidentit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb