Një aksident i rëndë ndodhi mbrëmjen e sotme në aksin Sarandë-Delvinë. Si pasojë mbetën dy të vdekur dhe një i plagosur.

Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur “Pularia”. Viktima të aksidentit janë dy vajza nga Kopaçeza, bashkia Delvinë…

Forca të shumta policie, ambulanca dhe zjarrfikëse mbërritën në vendin e ngjarjes. I plagosuri është transportuar drejt spitalit të Sarandës në gjendje të rëndë. Ende nuk ka detaje në lidhje me rrethanat e aksidentit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb