Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e së dielës në aksin Shëngjin–Lezhë, ku janë përfshirë dy automjete.

Si pasojë e përplasjes, kanë mbetur të lënduar katër persona, mes tyre dy fëmijë. Të gjithë janë transportuar për ndihmë mjekësore dhe, sipas informacioneve paraprake, ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Të lënduarit janë nisur drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për trajtim të mëtejshëm. Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb