Një aksident i rënë ka ndodhur në autostradën Lushnje-Fier.

Mësohet se një automjet ka përplasur një këmbësor. Si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën 70-vjeçari Skënder Maledhi.

Drejtuesi i mjetit, shtetasi 52-vjeç u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë;

Rreth orës 19:25, në aksin rrugor Fier–Lushnjë, shtetasi G. Sh., 52 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka përplasur këmbësorin, shtetasin S. M., rreth 70 vjeç, i cili, si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën në vendngjarje.

Drejtuesi i mjetit, shtetasi G. Sh., u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: