Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mbrëmjes së somte në qytetin e Durrësit, me pasojë vdekjen e një personi.


Policia njofton se një 36-vjeçar, që ka qenë duke ecur me biçikletë, është përplasur nga një mjet tip “Ford Focus”, duke ndërruar jetë nga plagët.


Durrës/Informacion Paraprak


Më datë 06.12.2019, rreth orës 16:47, në lagjen 15, Durrës , një mjet tip “Ford Focus”, ka aksidentuar shtetasin me biçikletë E.H., 36 vjeç, banues në Durrës, i cili ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe shkakun e aksidentit, identifikimin dhe kapjen e drejtuesit te mjetit i cili u largua nga vendngjarja mjenjehere pas aksidentit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb