Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në vendin e quajtur “ Qafa e Koshovicës “ në Fier.

Tre automjete janë përplasur me njëra – tjetrën dhe si pasojë e goditjes së fortë ka patur persona të lënduar të cilët janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal qytetit.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë policia dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të zbardhur shkaqet e aksidentit në fjalë.

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 22:00, në vendin e quajtur “Qafa e Koshovicës”, janë përfshirë në aksident rrugor tre automjete, me drejtues shtetasit B. Ç, 41 vjeç, J. Ç., 52 vjeç dhe K. K., 25 vjeç.

Si pasojë e përplasjes, janë dëmtuar dy prej pasagjerëve në automjetin me drejtues shtetasin J. Ç., shtetasit A. S., 50 vjeç dhe K. Ç., 42 vjeç, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

(Balkanweb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: