Një aksident i rëndë automobilisti ka ndodhur mbrëmjen e sotme në dalje të Fushë-Krujës, ku për pasojë ka mbetur i vdekur një 17-vjeçar.

Raportohet se ai ka mbetur i pajetë pasi është përplasur nga një automjet tip Hyundai që drejtohej nga shtetasi Andi Kullaj.

Ky i fundit është arrestuar nga policia, ndërsa raportohet se shkak për aksidentin është bërë shpejtësia e mjetit tej normave të lejuara.

Mësohet se përplasja ka qenë aq e fortë sa mjeti e ka marrë përpara trupin e viktimës për dhjetëra metra dhe duke i shkaktuar plagë të rënda.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb