Një aksident i rëndë hekurudhor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në linjën Bologna-Rimini, në zonën Faenza (Ravena) të Italisë.

Sipas mediave italiane deri më tani numërohen 17 të plagosur, ndërsa shkaku për përplasjen e dy trenave ende nuk dihet.

Mësohet se autoritetet kanë ndërhyrë me ekipe nga Ravenna dhe Forlì, ndërsa qarkullmi në zonë është pezulluar ndërsa autoritetet hetojnë shkaqet e aksidentit.

Sakaq, të gjithë pasagjerët janë larguar nga vendngjarja dhe janë duke marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb