Një aksident fatal ka ndodhur sot në Maliq, si pasojë një e mitur ka humbur jetën. Policia bën me dije se rreth orës 11:00, në aksin rrugor “Korçë-Bilisht”, pranë kryqëzimit të fshatit Zëmblak, Maliq, automjeti tip “Opel” me drejtues shtetasin I. K., ka përplasur një shtetase 14-vjeçare, këmbësore në rrugë, e cila për pasojë ka humbur jetën.

Mësohet se e mitura ka zbritur nga furgoni dhe ka tentuar të kalojë në anën tjetër të rrugës, por mjeti, që dyshohet të ketë qenë me shpejtësi të lartë, e ka përplasur për vdekje në vend.

Më drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb