KORÇË- Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi dhe plagosjen e 7 të tjerëve ka ndodhur pasditen e sotme në Leshnicë të Korçës.
Mësohet se nga përplasja e dy automjeteve, një furgoni me targë AA 023 EG dhe Audi me targë AA 479 MG humbi jetën 30-vjeçari Martin Duro, ndërsa u plagosën 7 të tjerë. Bëhet me dije se Duro ishte nga Podgoria.
Grupi hetimor sakaq ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton për shkaqet e aksidentit.
Policia e Korçës sqaron se 4 nga të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Korçës.
(ma.ar/BalkanWeb)
