KURBIN

Një 45-vjeçar ka humbur jetën pasditen e sotme, teksa ka qenë duke punuar në një servis për riparimin e një kamioni.

Ngjarja ka ndodhur në një servis automjetesh në fshatin Laç, Kurbin, ku shtetasi A. M., 45 vjeç, mekanik në këtë servis, duke punuar në një mjet kamion, dyshohet se aksidentalisht kamioni e ka zënë poshtë dhe për pasojë shtetasi A.M., ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore në vendin e ngjarjes për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: