Një aksident ka ndodhur në aksin Lezhë-Shëngjin, pranë lagjes Xhenjo.

Deri tani raportohet për një viktimë dhe disa persona të plagosur.

Ende nuk janë sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes.

Policia, ambulancat dhe zjarrfikësit ndodhen në vendin e ngjarjes për të marrë masa dhe ofruar ndihmën e nevojshme.

Njoftimi:

Shëngjin/Informacion paraprak

Rreth orës 16:00, në aksin rrugor “Lezhë-Shëngjin”, janë përplasur kamioni me drejtues shtetasin Xh. D., me automjetin me drejtues shtetasin P. Z., 30 vjeç. Nga përplasja ka humbur jetën 30-vjeçari dhe janë dëmtuar pasagjerja në automjetin që drejtonte ai, shtetasja Zh. H., 40 vjeçe, si dhe shtetasi Xh. D.. Të dëmtuarit janë transportuar në spital dhe aktualisht janë në kujdesin e mjekëve.

Një grup i posaçëm hetimor është në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të aksidentit.

(balkanweb)

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: