Një aksident rrugor është regjistruar në hyrje të fshatit Stan-Karbunarë, në aksin e vjetër nacional Lushnjë–Berat.

Sipas informacioneve paraprake, automjeti që drejtohej nga një 28-vjeçare është përplasur me barrierat anësore të një ure dhe, pas disa rrotullimeve, ka përfunduar i përmbysur në njërën anë në mes të rrugës.

Si pasojë e aksidentit, drejtuesja e mjetit ka mbetur e plagosur dhe është transportuar me urgjencë në Spitalin e Lushnjës, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë Rrugore, të cilat po dokumentojnë rrethanat e aksidentit, po hetojnë shkaqet e tij dhe kanë disiplinuar qarkullimin në zonë.

Nga të dhënat e para dyshohet se 28-vjeçarja ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, çka ka sjellë përplasjen e fortë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb