Aksident i rëndë në Pajovë të Elbasanit.

Ngjarja ndodhi rreth orë 07.25 në aksin e rrugës kombëtare Peqin-Elbasan. Aksidenti masiv sipas burimeve jo zyrtare ka ndodhur në Pajovë ku të paktën katër automjete, nga të cilët tre furgonë dhe një trajler janë përplasur me njëri-tjetrin. Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetari Fatmir Popja.

Nuk janë të qarta rrethanat e aksidentit, por automjetet e përshirë në këtë aksident janë dëmtuar pjesërisht dhe dy persona kanë mbetur të plagosur. Ndërkohë edhe qarkullimi në këtë aks për shkak të aksidentit është bllokuar.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: