Njē aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të diele në aksin e rrugës kombëtare Elbasan-Peqin.

Sipas burimeve nga vendngjarja një automjet tip “Benz” është përplasur me një Fuoristradë dhe për pasojë 3 shtetas kanë mbetur të plagosur rëndë.

Të aksidentuarit janë transportuar për në spitalin e Elbasanit ndërsa në vendin e ngjarjes ndodhet policia dhe grupi hetimor i cili po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: