Një aksident me pasojë vdekjen e një këmbësori është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Përmet–Çarçovë.

Sipas informacionit paraprak, rreth orës 09:10, shtetasi A. M., 52 vjeç, banues në Përmet, duke drejtuar automjetin e tij, ka përplasur këmbësorin S. P., 90 vjeç, gjithashtu banues në Përmet. Për fat të keq, i moshuari ka ndërruar jetë në vendngjarje si pasojë e plagëve të marra.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale, ndërsa në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për të sqaruar rrethanat dhe shkakun e aksidentit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb