Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Rrogozhinë. Mësohet se tre automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe ka vdekur një prej shoferëve si dhe një grua, pasagjere. Po kështu kanë mbetur të plagosur dy persona,.

Të plagosurit janë dërguar në Spitalin e Durrësit dhe sipas informacioneve të para janë në gjendje të rëndë shëndetësore. Në vendngjarje ka mbërritur policia e cila po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. Paraprakisht dyshohet se shkak është bërë shpejtësia dhe lagështia në rrugë.

Informacion paraprak
Në Rrogozhinë, janë përfshirë në përplasje 3 mjete. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën në vendngjarje njëri prej drejtuesve shtetasi T. M., rreth 54 vjeç, ndërsa 3 shtetas të tjerë janë dërguar në spital. Si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital pasagjerja në mjetin tjetër me drejtues B. K.
Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: