Një aksident i rëndë është regjistruar në tunelin e Kalimashit, ndërsa dyshohet për të vdekur.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për BalkanWeb se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë 4 persona janë plagosur dhe një dyshohet se ka vdekur.

Deri më tani nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur aksidenti i rëndë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb