Një aksident ka ndodhur në afërsi të fshatit Kote, në rrugën e Lumit të Vlorës.
Raportohet se një automjet është përplasur me një mjet motorik.
Si shkak i përplasjes ka humbur jetën një person, por ende nuk dihen detaje në lidhje me rrethanat e aksidentit.
Po vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e tyre.
