Një aksident është shënuar sot në mesditë në zonën e Nartës në Vlorë.

Gazetari Enrik Mehmeti bën me dije për BalkanWeb se një automjet tip “Opel” ka humbur kontrollin duke u përplasur me pemën. Pas përplasjes mjetit është kthyer përmbys.

Mësohet se drejtuesi i mjetit është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb