Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele në aksin Vlorë- Kotë. Dy automjete janë përplasur me njëra tjetrën.
Mësohet se kanë humbur jetën drejtuesit e dy automjeteve. Ndërsa një pasagjer është plagosur.
Siç shihet edhe nga pamjet e siguruara nga Marjus Seiti për “News24”, përplasja ka qenë e fortë, duke shkaktuar dy viktima.
