Një aksident rrugor, fatmirësisht pa pasoja në njerëz, ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në rrugën e Pestë në qytetin e Sarandës.
Një automjet tip Volkswagen, me drejtues shtetasin e huaj Essah Alhajri, ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka goditur një automjet të parkuar.
Nga përplasja, automjeti i parkuar është spostuar dhe ka goditur një tjetër mjet.
Si pasojë e aksidentit janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar.
Pas testit të alkoolit, drejtuesi i Volkswagen-it rezultoi se nuk kishte konsumuar pije alkoolike.
Shërbimet e Qarkullimit Rrugor kanë nisur veprimet procedurale për dokumentimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
