Një aksident është shënuar pasditen e sotme në rrugën e Saukut.

Tre automjete janë përfshirë në aksident, ku njëra prej tyre ka përfunduar mbi murin ndarës së rrugës. Menjëherë pas ngjarjes ka mbërritur policia për të bërë të mundur zhbllokimin e rrugës, pasi u krijua trafik përgjatë 3 km rrugë.

Ende nuk bëhet me dije nëse ka të plagosur, ndërsa në vendin e ngjarjes ndodhet dhe policia.

  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: