FRANCE– Të paktën 5 persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur si pasojë e një aksidenti masiv në Francë.
Ngjarja ka ndodhur në auostradën që lidh La Roche-sur-Yon dhe Sables-d’Olonne në Francën perëndimore.
Sipas mediave lokale në aksident janë përfshirë mbi 50 automjete, ndërsa shkak dyshohet mjegulla në rrugë.
Si pasojë e aksidentit është bllokuar trafiku për disa orë, ndërsa në vendngjarje ka mbërritur policia dhe ambulancat.
(d.d/BalkanWeb)
