Dick Van Dyke u përfshi në një aksident me makinë në Malibu pasi humbi kontrollin e makinës së tij.

Sipas TMZ, policia iu përgjigj thirrjeve për aksidentin e aktorit 97-vjeçar, makina e të cilit u përplas me një portë.

Dyke humbi kontrollin e makinës së tij pasi ajo rrëshqiti në rrugë pas shiut të dendur në Los Anxhelos dhe sipas të njëjtave raporte, “legjenda” e Hollivudit u gjet i gjakosur nga hunda dhe goja pas tronditjes.

Kjo aventurë përfundoi e lumtur për aktorin veteran, i cili doli nga aksidenti me lëndime të lehta. Atij iu dha ndihma e parë nga mjekët në vendin e aksidentit pa pasur nevojë të shkojë në spital.

Pas thashethemeve që qarkulluan, autoritetet kanë sqaruar se droga dhe alkooli nuk ishin përfshirë në këtë rast dhe se policia ka depozituar dokumentet e nevojshme për të kërkuar përsëritjen e provës së drejtimit të Dyke. Ata përmendën moshën e tij si një nga arsyet e aplikimit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb