Aksident me vdekje në aksin Divjakë-Lushnjë. Ngjarja ndodhi rreth orës 05:15 në aksin rrugor “Divjakë-Lushnjë”.

Mësohet se automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin me inicialet Q. O., 22 vjeç, është përplasur me një motomjet që drejtohej nga shtetasi me inicialet G. A., rreth 44 vjeç.

Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën drejtuesi i motomjetit shtetasi me inicialet G. A., ndërsa drejtuesi i automjetit tip “Benz”, është transportuar në spital për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb