Një aksident rrugor ka ndodhur këtë mëngjes në aksin rrugor Levan–Tepelenë.
Rreth orës 07:20, shtetasja me inicialet N. A., 39 vjeçe, duke drejtuar një automjet tip Kia, u përfshi në një përplasjes me automjetin tip Benz, me drejtues me inicialet P. M..
Si pasojë e aksidentit, shtetasi me inicialet N. A. humbi jetën në vendngjarje, ndërsa drejtuesi i automjetit P. M. dhe pasagjeri S. R., të cilët ndodheshin në Benz, u transportuan në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet aktualisht në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
