Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur gjatë natës në autostradën Thumanë-Kashar. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se ngjarja ndodhi rreth orës 01:20.

Si pasojë e përplasjes së dy mjeteve humbi jetën shtetasi me inicialet I. L., 48 vjeç.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan shtetasin I. I., 22 vjeç, pasi më datë 18.02.2026, rreth orës 01:20, në autostradën “Thumanë-Kashar”, automjeti që drejtonte është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin I. L., 48 vjeç dhe si pasojë ka humbur jetën 48-vjeçari.”, sqaron policia.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: