Një aksident ka ndodhur sot në aksin nacional Berat-Dimal, në fshatin Otllak.

Një automjet tip Mercesez Benz, me targa AA 222 TH,që ishte duke qarkulluar nga qyteti i Beratit në drejtim të Dimalit,ka përplasur një motor që ishte duke dalë nga fshati Otllak dhe i ka prerë rrugën Benzit.

Drejtuesi i motorit, shtetasi Nezir Vrapi është përplasur në rrugë dhe është transportuar me ambulancë drejt Spitalit Rajonal Berat, ku po merr ndihmën e parë mjekësore. Në vendngjarje kanë shkuar efektivë të qarkullimit rrugor, të cilët po kryejnë edhe veprimet e para në vendngjarje.

Ndërkohë, drejtuesi i mjetit tip Mencedez Benz, shtetasi me inicialet S.M është shoqëruar në polici, për të dhënë deklaratat e tij për ngjarjen.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: