Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Berat-Dimal,në fshatin Moravë. Tre mjete janë përplasen mes njëra-tjetrës,ndërkohë që janë lënduar lehtë tre drejtuesit e tyre. Në aksident janë përfshirë: mjeti tip Opel,me targa AA 767 TK, mjeti tip Fiat,me targa AA 966 CE dhe mjeti,tip furgon,me targa AA 815 SP.

Tre drejtuesit e mjeteve u dërguan në spitalin e Beratit,për tu ekzaminuar dhe për të marrë mjekim.Në vendngjarje kanë shkuar forca të policisë rrugore, që po kryejnë kqyrjen e vendngjarjes,për të konkluduar në dinamikën e aksidentit.

Forcat e policisë pas mbërritjes në vendngjarje kanë stabilizuar në një kohë rekorsld edhe qarkullimin e mjeteve në këtë aks,që ishte për disa minuta vetëm në njërin sens kalimi.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb