Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor “Bradashesh-Elbasan”.

Dy automjete janë përplasur, ndërkohë që dëmtuar shtetasja E. H. dhe pasagjeri i automjetit me drejtues shtetasin H. D., të cilët janë transportuar në spital, për ndihmë mjekësore.

Grupit hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Elbasan/Informacion paraprak

Rreth orës 07:30, në aksin rrugor “Bradashesh-Elbasan”, automjeti me drejtues shtetasin H. D. është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen E. H.. Nga përplasja janë dëmtuar shtetasja E. H. dhe pasagjeri i automjetit me drejtues shtetasin H. D., të cilët janë transportuar në spital, për ndihmë mjekësore.

Me drejtuesin e automjetit, shtetasin H. D., po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupit hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb