Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në aksin e rrugës kombëtare Cërrik–Gramsh. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:45, në fshatin Shtërmen, ku si pasojë dy vajza kanë mbetur të dëmtuara.

Menjëherë pas aksidentit, të lënduarat janë transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Elbasanit, ku po marrin trajtimin e nevojshëm.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë qarkullimi me shpejtësi mbi normat e lejuara gjatë një tentative parakalimi të gabuar. Autoritetet kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb