Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në aksin e vjetër rrugor Fushë Krujë–Laç.
Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip “Benz” është përplasur me një motoçikletë, me të cilën udhëtonte Gjin Kola, banor i zonës.
Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motoçikletës ka humbur jetën në vendngjarje për shkak të plagëve të marra.
Ndërkohë, drejtuesi i automjetit, 24-vjeçari Luljan Vena, është shoqëruar në Komisariatin e Policisë së Fushë Krujës për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e aksidentit dhe për të përcaktuar shkaqet që çuan në ngjarjen tragjike.
