Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në aksin e rrugës kombëtare Elbasan–Peqin, pranë fshatit Pajovë, duke shkaktuar panik dhe ndërhyrje të menjëhershme të shërbimeve të emergjencës.

Sipas të dhënave paraprake, një mjet i tonazhit të rëndë është përplasur me një automjet të vogël, duke lënë të plagosur tre persona. Të dëmtuarit janë transportuar me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Fatmirësisht, burime nga vendngjarja bëjnë me dije se të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka mbërritur në vendin e aksidentit dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave, ndërsa qarkullimi në këtë segment është shoqëruar me vështirësi të përkohshme.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb