Një aksident ka ndodhur në aksin Fier Libofshë pranë fshatit Agim. Mësohet se një 35-vjeçar i cili po lëvizte po motor, ka dalë nga rruga dhe për pasojë është përplasur.
Fatkeqësisht i riu ka humbur jetën, ndërsa po transportohej me ambulancë për spital.
Policia po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.
