Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Fier-Patos.
Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar dy drejtuesit e automjeteve dhe 3 pasagjerë. Të lënduarit janë transportuar në spital për të marrë trajtim mjekësor.
Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
