Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pak më parë në aksin Fushë Krujë–Tiranë, pranë kryqëzimit të Niklës.

Sipas informacioneve paraprake, në aksident janë përfshirë tre automjete, një fuoristradë tip Mercedes-Benz dhe dy autovetura të së njëjtës markë.

Si pasojë e përplasjes, tre persona kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku po marrin ndihmën mjekësore.

Paraprakisht, dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë ndërprerja e rrugës nga drejtuesi i fuoristradës, çka ka sjellë përplasjen me dy automjetet e tjera.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb