Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor “Gjirokastër -Tepelenë” ku një 21-vjeçar duke drejtuar automjetin ka përplasur një 73-vjeçare.

Aktualisht e moshuara ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Njoftim i Policisë:

Informacon paraprak/Rreth orës 08:15, në aksin rrugor “Gjirokastër-Tepelenë”, në vendin e quajtur “Ura e Kardhiqit”, shtetasi A. S., 21 vjeç, banues në Gjirokastër, duke drejtuar automjetin, ka përplasur aksidentuar shtetasen D. P., 73 vjeçe, banuese në fshatin Taroninë, e cila po merr ndihmë mjekësore në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Shtetasi A. S. u shoqërua në Komisariat, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb