Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën Koplik- Hani i Hotit.

Gazetari Senad Nikshiqi raporton se 4 makina janë përplasur me njëra tjetrën ndërsa raportohet për dy persona të plagosur, të cilët janë dërguar në spitalin e Shkodrës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Dëmet në automjete janë të mëdha.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: